Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksident në “Unazën e Re” në Tiranë, shihni si kanë përfunduar 3 automjetet (Foto)

aksidenti TIrane (4)

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në “Unazën e Re” pasditen e sotem, në zonën pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

aksidenti TIrane (1)

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë 3 automjete. Dy janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë dalë jashtë korsisë, ndërsa e treta është përplasur më pas tek to. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia.

aksidenti TIrane (3)

Pas aksidentit rruga është bllokuar për disa çaste. “LSA” sjell fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihen të tre makinat të dëmtuara.

aksidenti TIrane (2)

(m.k/Balkanweb)