VLORE– Një aksident me pasojë dy të plagosur lehtë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se një fugon policie është përplasur me një mjet tjetër tip ‘BMW’.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë një polic dhe drejtuesi i ‘BMW’.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: