IGUMENICË- I hidhur ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

Ngjarja në fjalë ndodhi sot në Igumenicë, në km 3 të aksit rural Sivota-Brahana.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është 30 vjeç. Ndërkohë, policia greke po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb