Përplasje fatale në Fondi, Itali përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”, pranë kryqëzimit me rrugën Capocroce, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane ai është Gentian Caka, i cili udhëtonte me një motor scooter, kur për arsye ende të paqarta është marrë para nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe ndihma e shpejtë por me gjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë 34-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb