TIRANË- Një tjetër aksident tragjik në rrugët tona. Sipas informacioneve të para një aksident ka ndodhur te Mali i Robit, në Kavajë ku dy persona kanë gjetur vdekjen e një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, due hyrë mes kalimtarëve dhe goditur disa këmbësorë në anë të rrugës. Një fëmijë i plagosur është dërguar në Urgjencën e Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: