Aksidenti fatal në Velipojë i mori jetën Edmond Prekës dhe tre fëmijëve të tij. Gruaja, që ndodhej në makinë me ta, është ende gjallë dhe ndodhet e shtruar në spital.

Evisa Preka, ende nuk është njohur me lajmin e dhimbshëm, dhe kërkesa e saj për mjekët është që të kujdesen për familjarët e saj, duke menduar se bashkëshorti dhe fëmijët janë gjallë. Familjarët kanë zgjedhur t’ia fshehin këtë lajm të tmerrshëm derisa gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Por kunata e Evisës ka ndarë një postim mjaft prekës në rrjetin social Facebook. Pas humbi vëllanë, dy mbesat dhe nipin, ajo i shkruan me një dhimbje të papërshkrueshme kunatës së saj, të cilës nuk gjejnë forcë për t’i treguar për ngjarjen e rëndë.

“O nusja e vllaut tem zoti të dhaft forcë me përballu humbjen e familjes tane. Ti past Krishti në parriz”, – ka shkruar ajo.

asas

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb