SHKODER-“Dje pamë tmerr me sy. S’më kishte ndodhur kurrë që të shihja aksident aq të rëndë”. Kështu shprehet një nga dëshmitarët e aksidentit tragjik që ndodhi dje në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbi jetën babai dhe dy fëmijët e tij të mitur. Dëshmitari ka rrëfyer për gazetarin Senad Nikshiqi se kishte përjetuar skena tmerri, pasi përplasja e dy mjeteve rezultoi fatal për njërën nga familjet. Ai tha se fëmijët kërkonin të tmerruar nënën e tyre, ndërsa ajo bërtiste me të madhe; ku e kam djalin.

“Llahtari. Dje u tmerruam, pamë pamje të tmerrshme. Fëmijët kërkonin vetëm nënën. Nena thërriste; ‘ku e kam djalin’. I kemi dhënë ndihmë. Kemi marrë batanije dhe kemi mbuluar viktimat dhe të plagosurit. Më pas kemi ndihmuar që ata të futen në ambulancë dhe më pas në spital. Jam shofer, dhe kurrë skam parë ngjarje kaq të tmerrshme”, tha dëshmitari, shkruan ‘BalkanWeb’. Gazetari Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se aksi Shkodër-Velipojë shpesh herë është bërë problematik, pasi aty mungon ndriçimi.

Kujtojmë se Edmond Preka, i cili drejtonte makinën, dhe dy fëmijët 8 muajsh dhe 4 vjeç nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë dje, ndërkohë Evisa Preka u plagos dhe vajza e saj 10-vjeçare ndodhet në koma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb