RUSI –  Aeroplani me pasagjerë që u rrëzua jashtë territorit të Moskës nuk ishte dëmtuar dhe ka shpërthyer pasi është rrëzuar në tokë, ka thënë agjencia më e lartë e shtetit për hetime.

Sipas deklaratës së një piloti vereant Magomed Tolbojw, pilotët cilësohen shkaktarët e tragjedisë së dy ditëve më parë të avionit të kompanisë Saratov Airlinës duke shkaktuar 71 të vdekur në Rusi.

Ai thotë se ata që drejtojnë avionët sot janë thjesht persona që shtypin butona dhe kaq.

“Ata bënë gjithçka gabim që nga fillimi. I vranë ata njerëz. Nuk ka pilotë të mirëfilltë sot, ka vetëm butonista. Ata shtypin butonat dhe kaq. Nuk dinë asgjë tjetër”., tha i rrituar Tolbojev për një media ruse.

Avioni AN-148 u përlas dy ditë më parë vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Moskës duke shkaktuar vdekjen e 65 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të stafit.

Komiteti Hetues ka thënë se autoritetet do të konsiderojnë “të gjitha teoritë” dhe do të hetojnë të gjitha anët që lidhen me fluturimin, duke përfshirë edhe nivelin e eksperiencës së punëtorëve.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: