MATL- Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 15-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në njësinë Komsinë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar 15-vjeçari me iniciale XH.N. që drejtonte automjetin që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.

Grupi hetimor ka rindërtuar skenën e ngjarjes, sipas të cilës mësohet se automjeti që drejtohej nga minoreni u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas ngjarjes, 15-vjeçari me makinë u largua nga vendi i aksidentit por më pas u paraqit bashkë me të atin në polici.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: