SARANDE– Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur, pranë hyrjes për në fshatin Vrion, ndërsa janë përplasur një motor me një makinë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit D.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vrion, i cili ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e fugonit tip sprinter J.D, 30 vjeç, banues në Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: