TIRANE– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detaje mbi gjendjen e nxënësve të plagosur ditën e sotme në Skrapar. Duke theksuar se kjo ministri po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshatit Vërzhezhë, thuhet se “9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës”.

Një 16-vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali.

Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës, ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb