BERAT- Njëzetegjashtë nxënësit që udhëtonin me minibus drejt shkollës së mesme ku mësonin, kanë përjetuar momenti tmerri dhe paniku gjatë aksidentit të ndodhur një ditë më parë në Skrapar. Gazetarja e “News24” Eneida Petova ka mundur të flasë me disa nga nxënësit që udhëtonin me minibusin i cili u aksidentua mëngjesin e djeshëm, duke marrë dëshmitë e tyre të para

Vajzat tregojnë minutat e tmerrit që kanë përjetuar, dhe transportimin e tyre për në spital.

Në spitalin e Beratit aktualisht po marrin mjekim dy nga nxënëset që u lënduan nga aksidenti. Erika dhe Anxhela thonë se makina ka dalë nga rruga, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit. Ato thonë se makina u rrokullis disa herë, e më pas ra në përrua.

Një ditë më parë, familjarët e nxënësve pretendonin se shoferi kishte tentuar një parakalim në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit. Por ekspertiza paraprake e policisë ka treguar se makina kishte pësuar një defekt teknik.

Megjithatë shoferi i minibusit u arrestua nga policia, pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga aksidenti pësuan lëndime 11 nxënës, por pas mjekimit ata janë kthyer në shtëpi, ndërsa tre prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital, dy në Berat dhe një në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb