DURRES- Një përplasje kokë më kokë e dy “Benz-ave” në autostradën Durrës-Tiranë, në Sukth, u ka kushtuar jetën 4 të rinjve. Tre vajza të cilat udhëtonin me mjetin me targa AA 694 IL, janë përplasur me mjetin me targë AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit lëvizte në sens të kundërt dhe me shpejtësi të madhe, çka e ka bërë edhe më fatale përplasjen e dy makinave.

Në mjetin me targë AA 694 IL, në pronësi të 23-vjeçares, Greta Sherifi banuese në Sarandë, udhëtonin bashkë me të edhe shtetasja Izabela Gega 33 vjeç, banuese në Tiranë, dhe Elona Xhuti.

“Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime, ende jo zyrtare, bëjnë me dije se tre vajzat ishin nisur për një udhëtim në Greqi, vend ku thuhet se banonte edhe Izabela.

Mësohet se Deliallisi, jetonte në Itali, aty e kishte dhe familjen. Ai lë pas dy fëmijë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: