DURRES- Ndonëse ato u nisën së bashku për një udhëtim drejt Greqisë, rruga e tyre u pre në mes nga një aksident që i mori jetën tragjikisht në një moshë të re. Në profilin e ‘Facebook’ e të treja vajzave shihen foto që ato kanë dalë bashkë, ndërsa shihen të pandara. Në mesazhet e fundit të Izabela Ballës, shihen se si ajo bën dedikime me foto dhe thënie për njerëzit e saj të dashur, ndërsa disa prej tyre janë domethënës.

Po ashtu, shihet se në postimin e fundit Izabela Balla (Gega në Fb), ka shpërndarë horoskopin e datës 11 tetor. “Ujori♒ Hëna vazhdon të jetë në shenjën tuaj. Mund të ndjeheni më emocionalë se zakonisht, ta ndjeni më shumë dashurinë për partnerin apo partneren. Vëmendja është tek ju dhe ju duhet ta shfrytëzoni gjithashtu.”.

Ndërkohë, një foto që Greta Sherifi ka postuar në ‘Fb’ është një tato, dedikim për babain e saj. “Nëse dikush ka humbur 5 kg, të vijë ti marrë se i kam unë”, thuhet në mesazhin e fundit që ka shpërndarë Elona Xhuti, 34 vjeçe, nënë e një fëmije.

Greta Sherifi, vetëm 23 vjeç, drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ndërsa pasagjere ishin Izabela Balla, 33 vjeçe dhe Elona Xhuti. Vajzat ishin nisur në mëngjes herët për në Greqi, ku do të kalonin disa ditë tek Izabela Balla, e cila jetonte atje, ndërsa fati i keq deshi që ky të ishte udhëtimi i tyre i fundit.

 

Mesazhi i postuar në “Facebook” nga Izabela Gega në datën 2 tetor 2016

Ai kurrë nuk rreshti duke më thënë mirëmëngjes. Duke kërkuar një takim për një ditë sa më të bukur. Ai kurrë nuk rreshti duke më thënë një natën e mirë dhe uruar një gjumë të ëmbël, duke dëgjuar zërin e tij. Ai kurrë nuk rreshti së thëni fjalë të bukura, pa e ditur se sa më vret vetmia pa prezencën e tij. Fjalët do jenë gjithmonë, por unë asnjëherë sikurse dëshiroj pranë tij sikurse fjalët e bukura.


Mesazhi i postuar në “Facebook” nga Izabela Gega në datën 2 tetor 2016

Vuajtja më e hidhur është të kesh gjithmonë në zemër dikë të cilin nuk mund ta përqafosh në çdo kohë. Jeta shpesh është e çuditshme, e bukur, e egër, e ndonjëherë edhe mizore. Aty ku të mbush me praninë e njeriut që dëshiron, atyyy të zbraz njëherësh edhe shpirtin, me largimin e mungesën e tij


Mesazhi i postuar në “Facebook” nga Izabela Gega në datën 29 shtator 2016

E vetmja rrugë që më pëlqen është rruga që më sjell drejt përqafimit me ty


Mesazhi i postuar në “Facebook” nga Izabela Gega në datën 28 shtator 2016
Kur dita nis me një urim nga tyy, një femër nuk dashurohet me pamjen e as me materialet e ofruara. Ajo dashurohet me shpirtin dhe mënyrën se si përkujdesesh për atë. E mbi të gjitha për ndjenjën që i fal në shpirt

 

 

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: