TIRANE- Një lajm i keq për Partizanin, pasi dy prej futbollistëve të kësaj skuadre kanë mbetur të lënduar në një aksident.

Bëhet fjalë për portierin Alban Hoxha dhe mesfushorin Lorenc Trashi, të cilët janë aksidentuar mbrëmjen e së martës në afërsi të Kërrabës.

Në aksident u përfshinë dy makina, një “Audi A6” dhe një “BMW5”, ku në mjetin e fundit udhëtonin dy futbollistët. Burime për ‘BW’ bëjnë me dije se fatmirësisht Hoxha dhe Trashi, nuk kanë pësuar lëndime të mëdha, ndërkohë mjeti i tyre u dëmtua shumë. Po ashtu thuhet se pasi kanë marrë mjekim në spital, futbollistët janë larguar për në banesat e tyre.

Gazetarja Dorjana Bezat, bazuar tek burimet policore raporton se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e Audit, ku drejtuesi i saj ka shkelur rregullat e qarkullimit. Për pasojë ai është gjobitur dhe do të dalë në komision.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb