Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është përfshirë në një aksident rrugor. Ka qenë një automjet me 3 persona në bord ka goditur pikërisht makinën me të cilën udhëtonte presidenti i Serbisë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Teksa autokolona që shoqëronte presidentin Vuçic ishte duke kaluar pranë një rrethrrotullimi në qendër të Beogradit, e aty është goditur nga një automjet tip “Bentley” me targa spanjolle.

Tre personat që ishin në makinë janë arrestuar dhe mësohet se ata nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi kanë kryer krime të ndryshme. Po ashtu, nga analizat e para rezulton se ata kishin konsumuar lëndë narkotike.

Ndaj 3 të arrestuarve pritet të ngrihet akuza e cenimit të sigurisë, vepër penale kjo që në Serbi dënohet nga 1 deri në 8 vite burg.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb