DURRËS- Aksident gjatë punës në Portin e Durrësit. Mësohet se një punëtor i portit që punonte në sektorin e ngarkim-shkarkimit ka rënë nga një vinç. Ngjarja ka ndodhur në Kalatën Lindore të Portit Durrës.

Për pasojë, punëtori, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin rajonal të qytetit dhe po merr ndihmën e nevojshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: