SARANDË –Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Një 7 vjeçar është përplasur nga një furgon dhe si pasojë është në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti ndodhi në lagjen nr.1 në Sarandë, kur automjeti me drejtues 25-vjeçarin A.N përplasi të miturin. Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Policia raporton se fëmija ka qenë duke ecur me gjyshen e tij por i është shkëputur asaj nga dora duke i dalë përpara automjetit. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe shembje diku nga mesi i trupit. 7-vjeçari me inicialet V.Sh është nisur me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: