Ai fitoi Big Brother Albania 8, mirëpo ky vit nuk ka rezultuar fort i mirë për Vesel Kurtishajn.

Duket se një aksident i ka kushtuar shumë Veselit ndërsa mësohet se do t’i nënshtrohet një operacioni mëngjesin e nesërm.

Ai ka treguar në rrjetet sociale se ka dëmtuar rëndë miniskun si dhe ka pësuar këputje të ligamentit, i është dashur  një ndërhyrje kirurgjikale.

Veseli ka falënderuar të gjithë fansat që janë shqetësuar për shëndetin e tij, duke treguar se çdo gjë është nën kontroll dhe duke shpresuar që pas këtij operacion gjendja e tij do të përmirësohet.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb