Reperi prishtinas duket se ka pësuar një aksident. Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtari Besnik Canolli, i njohur ndryshe si “2po2” përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në llogarinë personale të Instagramit 2po2 ka publikuar një fotografi teksa shihet i shtrirë në spital dhe me disa fasha e tuba në këmbë.

Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje rreth aksidentit, Reperi duket se është lënduar në këmbë. Në foto nuk mungon as një autoambulancë por nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.

2po2

2po2 është një nga reperat kosovarë më të preferuar të momentit. “Albumi ‘2020’ është publikuar me videoklipe ndërsa së fundi ka sjell edhe videoklipin ‘A je single’.
Ky i fundit ka pasur sukses duke marrë mbi 2.5 milionë klikime në Youtube.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb