TIRANË- Kevi Bardhi djali i kryebashkiakut socialist që drejton Bashkinë e Laçit udhëtonte sot me shpejtësi të lartë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot e për pasojë ka përplasur nga mbrapa makinën e policisë që mbante radarin.

Nga postimet që 20-vjeçari bën në rrjetet sociale duket i fiksuar pas makinave të shtrenjta. Ai shfaqet shpesh në timonin e mjeteve si “Benz” e “Audi” por pozon edhe para tyre.

Në një foto ai madje ngre edhe dy gishtat lart, në një kokë që i ati është socialist.

Kujtojmë që babai i tij, Artur Bardhi, kryetar i Bashkisë së Kurbinit, ka pranuar në Formularin e Dekriminalizimit se, para se të njihej me gjeneralitetet që mban sot, ka mbajtur respektivisht katër emra dhe mbiemra të ndryshëm Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi, në Bashki e njohin dhe firmos si Artur Bardhi, ndërsa në çertifikatë është Artur Ndoi, i biri i Ndues dhe Gjelës.

Në formularin e vetëdeklarimit në KQZ për efekt të ligjit të dekriminalizimit, kryabashkiaku i Kurbinit, Bardhi, e ka pranuar vetë se ka përdorur katër emra të ndryshëm.

Këto 4 emra ai i ka vendosur në seksionin “emra të padokumentuara”, por nuk dihet përse i janë dashur 4 emra.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: