TIRANE- Një godinë 5 katëshe, e cila gjendej shumë afër fakultetit të Ekonomikut është shembur me shpërthim të telekomanduar. Kjo ndërtesë ishtë ndërtuar para 6 vitesh, ndërsa për shembjen e tij ka pasur dhe një sërë protestash nga ana e studenteve që studiojnë në fakultetin përbri godinës.

Sakaq, nga shpërthimi, i cili ishte i dyti brenda një viti, nuk pati dëmtime në godinën e fakultetit, por dhe ndërtesave përreth. Sipas IKMT-së, në trupin e objektit ishin hapur mbi 300 vrima ku është vendosur lëndë eksplozive.

Ndërkohë, policia e Tiranës mori të gjitha masat për qarkullimin e mjeteve dhe mbarëvajtjen e sigurisë rrugore. Ndërsa qarkullimi i mjeteve u ndërpreh nga ora 13:50, deri në 14:05. Sakaq, mësohet se për shkak të këtyre punimeve u pezullua dhe mësimi.

Kjo nuk është hera e parë që prishja e objekteve kryhen me shpërthim të komanduar me lëndë plasëse.

Objekti në fjalë mësohet se ka qenë me leje ndërtimi, ndërsa është dëmshpërblyer dhe prishja e tij, pasi bëhet për interes publik. News24 dhe BalkanWeb disponon dokumentet e objektit për lejen e tij të ndërtimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: