VLORE– Policia e Vlorës dhe Reparti “Delta Forcë” vijojnë prej mbrëmjes së djeshme aksionin për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të përfshirë në veprimtari kriminale. Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, blutë e Vlorës kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij shtetasi, “gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistoletë, një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro, si edhe disa aparate të ndryshme celular”, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb