SHKODER- Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve gjatë inspektimit në datat 12-13 gusht 2015 në zonën e Rrapshit, rruga Hot-Tamarë, ka bllokuar 280 mst (meter sterë) dru zjarri, lloji ah. Gjithashtu, u bllokuan 5 mjete me lëndë drusore (dru zjarri, lloji ah) 120 mst, të cilat janë marrë në zonën e Dukagjinit.

Për të dy rastet kanë nisur procedurat për t’u ndjekur penalisht.

Në aksionin e parandalimit të prerjeve dhe të ndalimit të transportit të paligjshëm të lëndës drusore është bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Qarku Shkodër.

Në vendin e quajtur Domje-Sume, në rrethin e Shkodrës u bllokuan 70 mst dru zjarri, lloji ah, u bllokua një ifë, ngjyrë blu pa targa me 14 mst dru zjarri, lloji ah. Filloi procedimi penal nga Policia Shtetit, Qarku Shkodër.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: