TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili i doli në mbrojtje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku ky i fundit akuzohet nga prokuroria si i përshirë në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’, vjen lëvizja nga fronti i opozitës së bashkuar.

“BalkanWeb” mëson se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj force, kanë shkuar në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Rama teksa foli sot publikisht për herë të parë për çështjen ‘Tahiri’ pohoi se beson te ish-ministri Saimir Tahiri, ndërsa pret që këto akuza të vërtetohen nga prokuroria, por me prova. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka me anë të një kërkese drejtuar Kuvendit, i ka kërkuar këtij institucioni heqjen e imunitetit si dhe lejimin e arrestimit të Tahirit dhe kontroll në banesën e tij. Ndonëse Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mblodh për dy ditë me radhë (të premte dhe të shtunë) për të diskutuar lidhur me kërkesën e prokurorisë, qëndrimet e anëtarëve opozitë-maxhorancë ishin të ndara, duke i lënë kështu radhën Kuvendit të vendos.

Implikimi i ish-ministrit, aktualisht deputet i PS, doli pas publikimit të përgjimeve mes trafikantëve të grupit ‘Habilajt, disa prej tyre të arrestuar në Itali, ku ata lidhnin emrin e Tahirit si favorizues dhe pjesë e këtij rrjeti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: