TIRANE- Policia e Shtetit ka publikuar sot të dhënat e aksionit të Karburanteve. Sipas policisë janë 99 subjektet që janë çuar për ndjekje penale për shkelje të ndryshme, nga kontrollet në qytetet kryesore të vendit.

“Në kuadër të Operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, që ka nisur që prej datës 04.05.2015, nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik, si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar, nga data 04.05.2015 e deri më datën 16.07.2015, janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në gjithë vendin dhe konkretisht: Nga operacioni ndërinstitucional i kontrollit cilësorë, sasiorë dhe fiskal të hidrokarbureve, nga data 04 Maj – 16 Korrik 2015 janë arritur këto rezultate:

783 subjekte janë kontrolluar në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Lezhe, Shkodër, Elbasan, Korçë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Kavajë dhe Kukës nga të cilat :
99 subjekte u proceduan penalisht;
79 për fshehje të ardhurash,
11 për ndryshime në aparatet matëse;
6 për ruajtje magazinim tregtim të mallrave kontrabandë,
1 për kontrabandë me mallra të akcizës dhe
2 për mos pagim taksash
1 për manipulim të tregut,
8 persona u arrestuan, 3 janë shpallur në kërkim ,
Janë sekuestruar.
56 503 litra naftë,
711 litra benzine dhe
6 350 litra gaz”, – thuhet në deklaratën e policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb