Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka vijuar me publikimin e rrëfimeve ekskluzive të Fatos Lubonjës, mbi akt-ekspertimin e shënimeve dhe materialeve të tij letrare, të gjetura nga sigurimi i shtetit dhe të përdorura nga regjimi komunist për dënimin e tij.

Ekspertiza e Vangjel Kules mbi bllokun e shënimeve të Fatos Lubonjës, i cilëson shkrimet e tij, si të zymta dhe reaksionare.

Më poshtë, pjesë nga teksti i saj, i zbardhur:
Unë, Vangjel Kule
Nga studimet që i bëra ditarit të shkruar nga i pandehuri Fatos Lubonja, dalin qartë e plotë nënshkrimet e tij të zymta dhe krejtësisht reaksionare.

Qysh në faqet e para, ai e përshkruan qytetin e vogël të Laçit, i krijuar me punë dhe mund nga pushteti popullor, të shkatërruar – që për njerëzit që banojnë, nuk tregojnë asnjë lloj kujdesi.

Më poshtë, në faqe, ai kryetarin e pushtetit e quan njeri të djallëzuar, pa karakter, dallaverexhi.

Më poshtë, faksimile e ekspertizës e publikuar nga tpz.al
Vangjel Kule per Lubonjen

Vangjel Kule per Lubonjen 2

Vangjel Kule per Lubonjen 3

Vangjel Kule per Lubonjen 4

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb