Takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Teutës ka përfunduar në favor të vendasve që fituan ngushtë 1-0.

Ndeshja dukej sikur po shkonte drejt barazimit kur në minutat e fundit, saktësisht në të 86-ën, Vangjeli iu dha avantazhin vendasve që e luajtën 90-të minutëshin e parë pa praninë e tifozëve.

Mbetet për t’u luajtur edhe akti i dytë, por Skënderbeu shkon në “Niko Dovana” edhe për një barazim duke llogaritur fitoren e sotme.

Dy gjysmëfinalistët e tjerë, Besëlidhja me Tiranën, zhvilluan takimin e tyre ditën e djeshme në stadiumin e Kukësit që përfundoi me rezultatin 1-1.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb