TIRANE– Shqiptarët kanë qenë më të interesuar për të ndjekur ekspozita dhe shfaqje apo për të vizuar muze më shumë sesa për të lexuar libra. Statistikat e kulturës së tremujorit të tretë të këtij viti tregojnë një përgjysmim të atyre që kanë frekuentuar Bibliotekën Kombëtare ndërkohe që për aktivitetet e tjera ka një rritje domethënëse. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e tretë 2017, janë realizuar 66 shfaqje kulturore, duke shënuar rritje me 1,5 %, kundrejt tremujorit të tretë 2016.

Numri i spektatorëve në tremujorin e tretë 2017 është rreth 17 mijë, duke pësuar rritje me 34,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë 2017 është 268 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 32,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Rritje dyshifrore por shifra modeste
Ka një interes të zgjuar për shfaqjet dhe ekspozitat e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, I cili në tremujorin e tretë 2017, ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 22 shfaqje/ekspozita. Por pavarësisht rritjes dyshifrore në përqindje numri total i frekuentuesve mbetet akoma modest për një metropol.

Në tremujorin e tretë 2017, numri i spektatorëve është 550, duke shënuar rritje 83,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e tretë 2017 është 25 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje prej 66,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

“Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e tretë 2017 është 18 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rritje me 20,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në tremujorin e tretë 2017, numri i spektatorëve është 2.757, duke shënuar rënie me 8,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e tretë 2017 është 153 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rënie me 23,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në buletinin e INSTAT.

Më të frekuentuarit ndër të gjithë mbeten muzetë ku numri i vizitorëve tremujorin e tretë 2017 është 78.479, duke shënuar rritje me 20,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 18,6 %, midis tremujorit të tretë 2017 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2016. Në tremujorin e tretë 2017 numri I vizitorëve në parqe arkeologjike është 150.859, me një rritje prej 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Por brenda rritjes së vizitës në parqe arkeologjikë, kala dhe muze kontributin kyç duket se e jep kontingjenti i vizitorëve të huaj që alternojnë pushtimet e tyre edhe me aktivitete kulturore.

Bie numri i frekuentimeve në Bibliotekë
Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e tretë 2017 është përgjysmuar krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Në tremujorin e tretë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 2.851 botime, 0,1 % më shumë./monitor/
tab-kultura

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb