Aktori turk Haluk Bilginer i cili u bë i famshëm me rolin e Kenan Birkan, në filmin Ezel është rimartuar me bashkëshorten e parë.

Bilginer është martuar sërish me bashkëshorten e tij të parë, këngëtaren Askin Nur Yengi, pas 5 viteve ndarje.

Çifti ishte ndarë në 2012, kohë në të cilën aktori Bilginer u dashura me aktoren Zerrin Tekindor, e njohur për rolin Deniz në serialin “Dashuri e ndaluar”.

Por kjo lidhje përfundoi në muajin maj, kohë kur Bilginer iu rikthye ish-bashkëshortes së tij të parë.

Cifti me dy vajzat e tyre udhëtuan drejt Miami-t në SHBA ku mësohet se 63-vjeçari i propozoi sërish për martesë këngëtares.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: