Është një nga aktorët më të dashur për publikun. Bëhet fjalë për Çagatay Ulusoy, i cili për publikun shqiptar është i njohur në rolin e protagonistit në filmin “Delibal” dhe në serialin “I infiltruari”. Por një lajm aspak i mirë u bë i ditur në lidhje me të.

Ky aktor dhe aktorja turke me prejardhje shqiptare, Gizem Karaca janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg me akuzën “trafik të drogës”.

Bashkë me ta, për të njëjtën krim u dënua edhe këngëtari Cenk Eren me 6 vjet e 3 muaj, shkruajnë mediat turke.
(BalkanWeb)