SHBA – “Duhet t’ia heqin nga krahët e nënës Barron Trump dhe më pas ta mbyllin në një kafaz me podifilët”. Këtë ka shkruar në Twitter aktori i njohur Peter Fonda në lidhje me djalin 11-vjecar të presidentit të SHBA-së.
C_2_articolo_3147269_upiImagepp
Mesazhi i cili tashmë është fshirë nga Twitter përmbante edhe fjalë fyese për presidentin Trump. Kjo për arsyen se administrata e Presidentit Donald Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.

Menjëherë pas këtij mesazhi reagoi dhe zëdhënësi i Zonjës së Parë, të cili e quajti përshtirosës dhe të papërgjegjshëm. Gjithashtu edhe djali i madh i presidentit të SHBA-së Donald Trump Jr replikoi më aktorin në Twitter.

“Je i sëmurë. Në vend që të merresh me një fëmijë 11-vjeçar merru me dikë të moshës tënde. Pres lajme prej teje”- shkruan ai. Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim kudo në botë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: