TURQI – Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, i njohur për publikun shqiptar në debutime të ndryshme në serialet më të suksesshëm. Aktori 43-vjeçar njihet për zemrën e mirë dhe gjithmonë është gati të ndihmoj fansat e tij apo miqtë e të njohur, qoftë kjo edhe ndihmë ekonomike.
kenan-imirzalıoğlunun-yaşantısı
Me muajin e Ramazanit ai ka marr një vendim që do u fitoj zemrën të gjtihëve. Sipas gazetës “Takvim”, aktori i njohur u zgjat sërish dorën personave në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit shkrua Class.

Mësohet se do të hapë 7 çadra iftari në 7 fshatra të ndryshme në vendlindjen e tij, në Ankara, përgjatë javës së fundit të Ramazanit.Informacioni mësohet se ka rrjedhur në media, edhe pse aktori është kujdesur që ky vendim të mos merrret vesh nga mediat, thjesht ka vendosur të mbetej një surprizë për të gjithë njerëzit e tij të dashur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb