TIRANE – Vetëm pak ditë më parë aktori i Portokallisë, Marin Orhanasi na tregoi nëpërmjet një fotoje se një pjesëtar i ri do të vinte në familjen e tij.

Ndërsa ditën e djeshme Marini dha lajmin e bulur se është bërë baba për herë të dytë. Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se bashkëshortja ka sjellë në jetë djalin e dytë të tyre. Aktori na ka treguar edhe emrin e djalit të porsalindur.

“Ueis Orhanasi. Mirë se erdhe bir. Zot faleminderit”,-shkruan bashkangjitur fotos së publikuar në Instagram Marini.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb