Lajme të mira për fansët e Robert Pattinson. Duket në fakt që ish vampiri seksi është kthyer singel pas tre viteve në krah të këngëtares FKZ Twigs.

Sipas revistën The Sun, të dy duket se janë ndarë që prej disa muajsh. ‘Të dy kanë qenë të pandashëm për dy vitet e para, por tani Rob duket se është shkëputur, ka thënë një burim pranë çiftit.
Vendimi për ti dhënë fund lidhjes së tyre duket se ka ardhur nga aktori, i cili duket se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën për martesë: ’Pattinson ka prishur fejesën dhe i ka thënë miqve të tij që janë ndarë. Të dy janë akoma të lidhur me njëri-tjetrin por situata mes tyre po bëhet akoma më e vështirë. Të dy e dinë që së bashku nuk mund të jenë më një çift’, tha burimi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: