Aktori shqiptar i humorit Gaz Paja është përfshirë në një ngjarje të pakëndshme ndërsa ka qenë në Jug të vendit me pushime.

Një video amatore e ardhur në redaksinë e Konica.al tregon aktorin i cili ishte duke u konfliktuar me një djalë të ri, që me sa duket e kanë ndjekur nga pas, miqtë e të dy palëve të përfshira në këtë debat…

Sipas dërguesit të videos në fjalë, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, – që shihet edhe në këtë video, – ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.

Paja, sipas raportuesit, i cili është gjithashtu pronar i një bar-restoranti në këtë zonë, ka debatuar fillimisht e më tej është dashur ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i tyre për rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb