BRITANI E MADHE – Jane Seymour ka festuar 67-vjetorin e saj në një mënyrë ndryshe. Aktorja e njohur ka pozuar për revistën e njohur “Playboy”.

Untitled-2

E qeshur dhe me të brendshme në fotot e postuara në profilin e saj në Instagram, aktorja britanike ka rrëfyer për revistën, duke prekur edhe temën e ngacmimeve seksuale në botën e spektaklit, ku zbulon edhe momentin, ku edhe ajo vetëm ka pësuar një abuzim.

nintchdbpict000383066821-e1519385975293

Seymour ka pasur role të ndryshme në karrierë, para së gjithash atë të “Bond girl”, duke luajtur në filmin “Agjenti 007” me Roger Moore. Gjatë intervistës, Jane ka pranuar se ndihet “shumë seksi tani që jam shumë pranë të 70-ave, në krahasim kur isha më e re.

Untitled-2

Edhe pse atëherë nuk e dija se ç’kuptim kishte kjo gjë”. Ndër të tjera ka treguar një episod ku është sulmuar seksualisht nga një producent në vitin 1972.

“Shkova në shtëpinë e tij në pritje për të parë persona të tjerë aty, – ka thënë 67-vjeçarja. – Por nuk kishte asnjë. Ai ul afër meje dhe më tha: ‘Mirë, i thashë të gjithëve se je e përkryer për filmin tim. Je thjesht përfekte. Unë u ngrita nga divani, nuk pata zgjidhje tjetër veç se të çohesha dhe ti thosha: ‘Të lutem, më dërgo në shtëpi’”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb