SHBA – Asia Argento ka akuzuar producentin e njohur hollivudian, Harvey Weinstein se e kishte përdhunuar. Në një intervistë për ‘New Yorker’, aktorja italiane ka rrëfyer se në vitin 1997, kur ajo ishte 21-vjeçe ishte abuzuar seksualisht nga producenti, i cili prej disa ditësh është vënë në qendër të akuzave për disa raste abuzimesh.

Aktorja italiane ishte e ftuar në një festë të organizuar Miramax. Ajo reagoi edhe më vonë me një mesazh për Ans-an, duke thënë se gjithcka ishte e vertetë dhe që ta linin të qetë. “Gjithçka që thashë për New Yorker është e vërtetë, tani më lini të qetë”- ka thënë ajo.

Producenti u pushua nga studioja, që mban emrin e tij, The Weinstein Company menjëherë pas publikimit të skandalit në media. “New York Times” publikoi hetimet bombë në të cilat manjati i kinemasë akuzohej për ngacmim seksual ndaj vajzave të reja që dëshironin të bëheshin aktore.

Ai i kërkontë të zhvisheshin që t’i prekte e masazhonte dhe i premtonte që do t’i ndihmonte në karrierën e tyre në këmbim të favoreve seksuale.

Kundër Harvey Weinstein janë edhe dy diva të të hollivudit, Gwyneth Paltroë dhe Angelina Jolie, të cilat e akuzojnë se i ka ngacmuar seksualisht kur ishin ende dy aktore të reja shkruan New York Times.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: