Lajmi se një nga aktorët më të njohur turk Kıvanç Tatlıtuğ, ka origjinë shqiptar u prit me shumë komente nga publiku shqiptar.
Tani një tjetër aktore e njohur në Turqi tregon origjinën e saj shqiptare:

“Babi im i dashur. Babi im i fortë. Ti sot ke ditëlindjen. Uroj që bashkë të kemi shumë vite plot dashuri dhe shëndet. Të qëndrosh kurdoherë i fortë, kurdoherë me ne, si shqiptar inatçi që je. Të dua babi (e përktheva me Google Translate shpresoj mos të kem gabuar)”, ka shkruar Deniz Barut, krahas fotos së të atit.
Deniz është e njohur në ekranin shqiptar me rolin e bashkëshortes së Tajar Dundar tek filmi ‘Diamante dhe dashuri’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: