NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

300 gr qumësht i kondensuar
300 ml pana ëmbëlsire
Pak kripë
Vanilje
100 gr arra
2 lgj sheqer
Reçel për servirje
Përgatitja
Fillimisht shkrijmë sheqerin në një tigan derisa ai të karamelizohet dhe të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë arrat dhe i trazojmë së bashku. I largojmë nga zjarri më pas duke i vendosur në një letër pjekje dhe i lemë të ftohen shumë. Pasi të ftohen i kalojmë në mikser dhe i grijmë ato në grimca shumë të vogla.
Hedhim panën në një tas duke shtuar fare pak kripë, e rrahim atë me mikserin e vezëve për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë qumështin e kondensuar dhe i përziejmë mirë së bashku në mikser. Në fund shtojmë arrat e karamelizuara dhe e vendosim akulloren në frigorifer për të paktën 4 orë. Në fund e servirim me pak reçel sipas dëshirës.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: