TIRANE- Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit kundërshtoi sot fort skemën e re të qeverisë lidhur me ndihmën ekonomike, pasi sipas tij janë nxjerrë dhe lënë pa asnjë ndihmë ekonomike në mënyrë arbitrare mbi 20 mijë familje në gjithë Shqipërinë.

Sipas Bashës, kjo do përbënte një vepër penale dhe vetë kryeminsitri i vendit Edi Rmaa duhet të merrej si i pandehur.

“Kjo është vepër penale e shpërdorimit të detyrës. Po të kishim prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur vetë Edi Ramën se nuk ka krim më të madh se ti heqësh bukën e gojës më të pamundurve”,- tha ai.

Sipas Bashës, Rama është kryeministër i papërgjegjshëm, të vetmin avaz që ka janë sulmet ndaj opozitës.

“Asnjë fjalë nuk thanë për mbi 20 mijë familje që i hoqën bukën e gojës. Ministrja është në abuzim total të detyrës, tregoi në limitett e kohës se po të kesh sobë me dru s’ke të drejtë të marrësh ndihmë, edhe kur nuk ke asnjë të ardhur, por refuzon të tregojë se cfarë sistemi pikëzimi zgjodhën për të përjashtuar mijëra familje. Po të kishim prokurori të pavarur do e merrte marionetën e Ramës dhe vetë Ramën të pandehur. Pas të dhënave nga raporti i FAO nuk duhet të flinte gjumë një kryeministër legjitim, por Rama i shtoi 290 mijë shqiptarëve edhe 20 mijë familje dhe nuk llogaris 5 mijë personat me aftësi të kufizuar. Qesh se e di ti, i falsifikoi të dhënat ajo por nuk është ajo vetëm për burg. Lekët nuk mungojnë, lekët o shqiptar nuk mungojnë, ky shtet i ka lekët për ndihmën që mos të flejë asnjë fëmijë me barkun bosh pa bukë ujë drita, por këto shkojnë në xhepin e Ramës dhe ministrin e bixhozit, të inceneratorit dhe bandës së hajdutëve këtu pas. Bashkohuni, ta clirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona”.

Më tej kryebashkiaku Basha iu drejtuar me një thirrje të fortë gjithë shqiptarëve. “Negociatat janë në rrezik prej krimit e korrupsionit, bashkohuni shqiptarë, opozitën e keni gjithmonë me vete. Bashkohuni ta çlirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona”- tha Basha.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: