Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë vendim për vendosje të tarifave 25 përqind në produktet kineze në vlerë të 50 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa tjera, nëse Kina hakmerret, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë.

Ai ka thënë se ky plan do të “dëmtonte rritjen ekonomike për Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera”.

SHBA-ja kërkon që Kina të ndalojë praktikat që supozohet se inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale te kompanitë kineze, shkruan rel.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, ka paralajmëruar se të gjitha negociatat tregtare mes Kinës dhe SHBA-së do të anashkalohen nëse Uashingtoni vendos sanksione tregtare. Shuang ka thënë se Kina do të hakmerret nëse dëmtohen interesat e shtetit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: