PRISHTINE- Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Transportit të Kosovës, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.

Limaj akuzohej për krim të organizuar e korrupsion, që ka të bëjë me kurdisje çmimesh të tenderëve në kohën sa Limaj ishte pjesë e PDK-së e ministër i Transportit.

Krahas Limajt ishin akuzuar edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Limaj vendimi 2

Limaj ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb