TIRANE- Shtyhet gjyqi për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea. Mësohet se seanca e radhës është caktuar në datën 30 janar. ‘BalkanWeb’ mëson se shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e një prej avokatëve, përkatësisht i të pandehurës Eleni Linos, me pretendimin se nuk ndodhet në Shqipëri.

Majlinda Andrea dhe bashkëshorti, Odise Andrea akuzohen për korrupsion. Ish-gjyqtarja akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë euro. Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë.

Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri i cili ndodhet në arrest me burg dhe Eleni Lino qe ndodhet në arrest shtëpie, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: