SARANDË- Në 27 prill të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim penal në Prokurori për kryetaren e Bashkisë Sarandë dhe 6 zyrtarë të tjerë me akuzën për ‘shpërdorim detyre’.

Pas 3 muajsh Prokuroria e pushoi çështjen por KLSH e njohur me vendimin nuk ka rënë dakord me pushimin e çështjes, me arsyetimin se organi i akuzës ka vlerësuar gabimisht aktet juridike. Në tetor KLSH bën ankimim në Gjykatën e Sarandës për pushimin e çështjes. “News24” zbardh ankimimin e KLSH-së. Sipas KLSH-së, hetimet nuk janë zhvilluar si duhet dhe konkluzionet dhe arsyetimi juridik në lidhje me faktet është i gabuar.

“Në lidhje me çështjet e sipërcituata evidentohet fakti që ato nuk janë trajtuar plotësisht, saktë dhe drejtë, në vendimin e pushimit të organit të Prokurorisë në të cilin nuk janë marrë në analizë një sërë faktesh tepër të rëndësishme të përmendura në materialet kallëzuese të KLSH-së, duke arritur më pas në konkluzionin e gabuar që shkeljet e konstatuara nga KLSH nuk përmbajnë elementë të figurës së veprës penale.
Për rrjedhojë, të bindur në faktin që ky vendim pushimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë është një vendim i padrejtë dhe i mbështetur në një hetim jo të plotë, të mangët dhe jo në përputhje me faktet, gjetjet dhe konkluzionet e përmendura në materialet kallëzuese të KLSH, paraqesim para Gjykatës ankimimin tonë në lidhje me vendimin e pushimit të datës 31.07.2017 “Për pushimin e procedimit penal nr.242 të vitit 2017” duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve në lidhje me kallëzimin penal të KLSH, si dhe rezervimin e të drejtës të paraqitjes së sqarimeve dhe argumenteve të mëtejshëm në procesin që do të zhvillohet për këtë ankim”, thuhet në kërkesën e KLSH-së të firmosur nga kryetari Bujar Leskaj, drejtuar Gjykatës së Sarandës.

KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga 01.1.2015-30.6.2016.

Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
KLSH ka dërguar ne prokurori kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Florjana Koka si dhe 6 zyrtar të tjerë.

Në 27 prill KLSH referon dosjen në Prokurori. Pas 3 muajsh Prokuroria e pushon çështjen. KLSH nuk është dakord me pushimin e çështjes dhe keni vlerësuar gabimisht aktet juridike. Në tetor KLSH bën ankimim në Gjykatën e Sarandës për pushimin e çështjes.

KRISTAQ KALI-MBIKEQYRES KOLAUDATORI I  PUNIMEVE
AGRON  TEPELENA-MBIKEQYRES I PUNIMEVE
ELERON GJONI-DREJTOR JURIDIK
PELLUMB HALIMI-ISH DREJTOR I SHERBIMEVE PUBLIKE
TEUTA STROKA-DREJTORE EKONOMIKE
JORGO MITRO- DREJTOR I TAKSAVE VENDORE

klsh2

klsh1

klsh3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb