TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka komentuar sot deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit, për të shkrirë zinxhirin komandues në hipoteka, burgje, por edhe AKU në varësi të ministrisë së drejtuar nga Panariti.

Ish-ministri i ftuar sot në “Këndin e Ekselencës” në studion e emisionit Vila 24 në News 24 thotë se kryeministrit nuk i takon të bëjë rolin e hetuesit.

“Unë nuk mendoj që kryeministri duhet të bëjë hetuesin apo prokurorin. Nëse kanë shkelur ligjin ata, ka institucione të tjera që merren me këtë. Po të dalësh të thuash llumi në AKU, apo në hipoteka tani nuk është etike. Trupa mund të ketë pasur elementë abuzues por ka edhe inspektorë të ndershëm në AKU”,- tha ai, raporton BalkanWeb.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: