TIRANE- Në valën e madhe të debateve, ku në qendër të akuzave është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku nga njëra anë PD kërkon dorëheqjen e tij, ndërsa nga ana tjetër pritet edhe qëndrimi i Ramës, gazetari Arjan Çani tregon një nga ‘skenarët’.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Çani paralajmëroi Sali Berishës, edhe ky i ftuar në emision, se Xhafaj do të shkarkohej dhe në vend të tij do të emërohej Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS.

“Doktor bëhuni gati, e kam gati të konfirmuar. Me shumë gjasa Xhafaj ikën dhe vjen në vend të tij Taulant Balla”, tha Cani.

Ndërkohë, Berisha u shpreh: ‘Taulant droga. Vetëm ky mund të jetë, s’mund të jetë tjetër. Rama e ka si kalicin e shenjtë. Që s’ja jep kujt, nuk e nxjerr nga kthetrat e baronëve të drogës. Pse? Sepse është Olsi në mes. Flitet për një histori spanjolle. Flitet që ka lidhje kolumbiane. Rama me Olsin. Flitet këto. Një gjë është e sigurt se Met Kanani ishte si me qenë nënkryetari i PS. Shko e pyeteni se si i kishte këto Don Gramozin dhe vet Ramës. Sponsori i PS. Rama se dorëzon dot drogën’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb