TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk ka pranuar të komentojë akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Para nisjes së konferencës së sotme për Gjykatën Kushtetuese, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Meta u pyet nga gazetarët për çështjen e ish-ministrit Tahiri, por preferoi të përgjigjej me një fjali tjetër.

“I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese”- ka thënë Kreu i Shtetit, duke mos mbajtur asnjë qëndrim ndaj çështjes Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: