SPANJE- Kunati i Mbretit Filipe të Spanjës, Inaki Urdangarin është arrestuar pasi humbi në Apel betejën ligjore si i dënuar për korrupsion.

Bashkëshorti i Kristinës, motrës së Filipe mësohet të jetë transferuar në burgun Brieva, rreth 100 kilometra në veri të Madridit në orën 8 të mëngjesit të sotëm, siç bëri me dije një zëdhënës i burgut.

Mësohet se ai është dënuar me pesë vjet e 10 muaj burg për skandalin ku është përfshirë, skandal i cili ka shkundur gjithë pallatin mbretëror të Spanjës.

Ai akuzohet se ka fshehur nga tatimet të ardhura që kishte siguruar nga vjedhja e gjashtë milionë eurove fonde publike dhe nga një ish-kompani e tija.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: