TIRANE- Ish-presidenti Bujar Nishani është përfshirë në debatin që ka pasuar pas publikimit të një audiopërgjimi nga PD, ku kjo e fundit akuzon se aty është vëllai i Fatmir Xhafajt. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani theksoi se skandali po pason skandalin.

Mes të tjerash ish-kreu i shtetit nuk kursen as disa media për transmetimin e lajmit në fjalë.

REAGIMI I NISHANIT
Skandali pason skandalin.
Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.
E keqja ka depërtuar shumë thellë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: